Berisha refuzon të paraqitet në SPAK: Është shkelur Kushtetuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha refuzon të paraqitet në SPAK: Është shkelur Kushtetuta

Ish-kryeministri, Sali Berisha është i vendosur për të mos u paraqitur para Gjykatës së Posaçme këtë të hënë. Argumenti mbetet po i njëjti që ka shoqëruar deklaratat e tij që në krye të herës. Berisha shprehet se SPAK ka shkelur Kushtetutën, por ai do të qëndrojë konform saj.

 

“Masa nga SPAK është shkelur nga Kushtetuta”, tha ai. “Nëse për një deputet shkelet kushtetuta imagjino se ca bëhet për një situatë të thjeshtë. Rama kërkon të vendosë deri në fund pushtetin e tij personal. U them qytetarëve që në qëndrimet e mia s’ka asgjë personale përveç mbrojtjes së interesave jetike të tyre duke mbrojtur kushtetutën. Kushtetuta ka përcaktimet e veta. Përderisa kushtetuta është në fuqi s’ka bandit që të imponojë mua të shkel Kushtetutën”, shtoi Berisha. 

 

Advertisement

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në SPAK.

 

Këtë të hënë sipas organeve të drejtësisë në vend ai duhet të jetë në orën 10:00 para Prokurorëve të Posaçëm. Ai akuzohet për përfshirje në korrupsion, referuar dosjes së privatizimit të kompleksit “Partizani”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy