Berisha: Rrogat dhe pensionet nuk rriten, vjedhin të gjithë zinxhirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rrogat dhe pensionet nuk rriten, vjedhin të gjithë zinxhirë

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të diele me prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë nga Fushë-Arrëzi, Berisha prezantoi Hil Currin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

 

 

Kryeministri ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke thënë se familjeve iu është hequr ndihma ekonomike.

Advertisement

 

Në të njëjtën kohë ai bëri dhe krahasimin mes qeverisjes së mazhorancës dhe kohës kur ai kishte pushtetin.

 

Sipas tij, gjatë kohës kur ai drejtonte vendin pagat u dyfishuan, gjë e cila nuk po ndodh nën qeverisjen e Ramës.

Advertisement

 

 

 

“Edi Rama vetëm në qarkun e Kukësit ka hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje. Po t’i si shtet atë që jeton me 1-2 dylym tokë, në gjithë botën atë e paguajnë që të rrijë aty ku është. Ky u hoqi ndihmën ekonomike. 3 ditë më parë banka botërore deklaroi se Shqipëria është vendi ku vetëm 20 % e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike marrin ndihmë ekonomike. Pse i ngriu rrogat, çfarë bëri me paratë? Vitin e kaluar ka mbeldhur nga taksat tuaja 5.8 miliardë euro.

Advertisement

 

Në vitin 2013 ne kemi mbledhur 3.8 miliardë euro. Me këto para dyfishuar rrogat e pensionet. Ndërtuam qindra kilometra rrugë kudo, në çdo rreth. Ku janë paratë tuaja? Janë në xhepat e qeveritarëve dhe klientelës së tij. Sepse ky nërton një rrugë 24 milionë euro kilometrin në fushë. Në një kohë kur tuneli i kalimashit ka kushtuar 17 milionë euro kilometrin. Po vodhi kryeministri, të gjithë të tjerët në zinxhir vjedhin sa të munden. Rrugët nuk ndërtohen, rrogat dhe pensionet nuk rriten. Njerëzit ikin me shpresë se diku do të gjejnë një qoshe që të kenë më pak dhimbje ekonomike. Kemi faktuar se jemi krejt ndryshe, nuk jemi njëlloj”, tha ai.

 

Berisha u zotua para qytetarëve se kandidati i tij, Hil Curri, pas marrjes së detyrës do të shërbejë në dobi të tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy