Berisha sfidon Amerikën: Mezi pres të shkoj në parlament, vazhdoj gjyqin me Blinken

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha sfidon Amerikën: Mezi pres të shkoj në parlament, vazhdoj gjyqin me Blinken

Ish kryetari i PD Sali Berisha deklaroi se do te jete ne kuvend ne muajin shtator se bashku me grupin parlamentar te partise demokratike.

 

Berisha ka shuar te gjitha dilemat qe kane lindur pas shpalljes non-grata nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duke perseritur se asgje nuk e largon nga parlamenti.

 

Advertisement

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

“Mezi po pres. Mos harroni të nderuar se jam themelues i Parlamentit pluralist”,

 

Berisha sqaroi se avokati i tij po perfundon dosjen per te dorezuar ne gjykate padine kunder sekretarit amerikan te shtetit Antoni Blinken.

 

Advertisement

SALI BERISHA                                  

 

Beteja ime ligjore po ecën. Ju e kuptoni që procedurat ligjore nuk janë procedura emergjence. Unë kam besim te avokati im. Aftësitë e tij janë të konfirmuara tashmë. Janë hapat final para dorëzimit te gjykatësi. Ai pastaj ka fjalën e tij. Por unë qëndroj i vendosur dhe besimplot te drejtësia, për t’i dhënë mundësi kujtdo në botë që të paraqes një provë të vetme.Janë shkruar nën mashtrime të multimiliarderit George Soros, me të cilin  kam përballje shumë të forta që nga viti 1992, dhe janë krenar për to. Jo zoti Blinken, po nëse një njeri në këtë botë nxjerr një të dhënë të vetme, Sali Berisha është njeriu i vendimeve”,

 

Advertisement

Berisha ka komentuar edhe lajmet e publikuara ne media per implikimin e familjareve te Lulzim Bashes ne projektin per portin e Durresit, duke i dale ne mbrojtje pasardhesit te tij ne krye te PD.

Berisha ka mbrojtur Bashen edhe per humbjen e zgjedhjeve duke akuzuar kryeministrin Rama per masaker zgjedhore.

 

 

Advertisement

“Nuk ka diskutim që këto ishin zgjedhje të një regjimi mafioz. Por, detyra e cdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos lënë gurë pa kthyer e përpjekje pa bërë, për të përmbysur sa më shpejt narkoshtetin e vetëm në Europë. Asnjë vend tjetër në Europë nuk ka narkoshtet si në Shqipëri.Duhet t’i shihni gjërat në kompleksin e tyre. E sigurt është që cdo demokrat dhe opozitar do thotë fjalën e tij fuqishëm. Thirrja ime është kjo: Jo dëshpërim, sepse jemi 710 mijë. Jemi një armatë e fuqishme. Mjafton të përballemi me regjimin më të urryer pas atij të Enver Hoxhës”.

 

Megjithate politikani qe e ka cuar partine demokratike disa here ne fitore, ka vene ne dukje se pergjegjesi per rezultatin mbajne edhe anetaret e partise, perfshi dhe kryetarin Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy