Berisha sulmon ambasadoren Kim/ “Jemi bërë si republikë bananesh. Duhet revolucion”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha sulmon ambasadoren Kim/ “Jemi bërë si republikë bananesh. Duhet revolucion”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u vendos sërish në qendër të akuzave nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

Këtë herë lideri demokrat quajti të turpshëm qëndrimin e ambasadores Kim për zgjedhjen e Gent Ibrahimit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ky i fundit nuk duhet të ishte aty e aq më tepër të mbrohej nga një diplomate e lartë.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

Advertisement

“Kjo është një republikë bananesh, është një turp dhe I bëj thirrje presidentit të SHBA të ndalojnë ambasadoren e tyre të trajtojë Shqipërinë në këtë mënyrë. Ne jemi vend partner, që e duam Amerikën, që besojmë në vlerën e saj, por nuk e pranojmë bananizimin e këtij vendi. Sot quante historike zgjedhjen e Gent Ibrahimit. A e dini ju se Gent Ibrahimi është i pari për të cilin ONM ka qenë kundër, që ka dhuratat me fabuloze në deklarimet e pasurive? Edhe na thotë historike zonja. Kujt ja thua këtë zonjë? Çfarë i quan shqiptarët ti?”

 

Në mbledhjen me Kryesinë e PD-së, Berisha u ndal edhe te goditja që mori në protestën e 6 dhjetorit, duke përsëritur se pas këtij sulmi qëndron Edi Rama, me qëllimin e vetëm zhdukjen e opozitës.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

Advertisement

“Gert Shehu, me të gjitha evidencat është informator i policisë kriminale. Përpjekje për të fshehur gjurmët e skenarit dhe të krimit. Ai ishte i porositur dhe i paguar për aktin që kreu. Unë e kam falur Gerti Shehun, por nuk fal dot PD, Edi Ramën do të zhdukë PD. Ne nga 11 dhjetori deri sot, jemi angazhuar në procesin më demokratik që ka njohur vendi ndonjëherë. Duhet që PD të ishte fasadë e Edi Ramës dhe shqiptarët të mos kishin një forcë sovrane politike.”

 

Për të dalë nga kjo situatë, Sali Berisha i ftoi të gjithë shqiptarët në revolucion.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

Advertisement

 “Kjo zgjidhet vetëm me revolucion. Kjo situatë pret zgjidhje nga guximi yunë, vendosmëria e demokratëve dhe përballja me këtë regjim. Unë besoj se kjo frymë do të shtrihet në çdo shqiptar. Askush nuk duhet të ketë frikë nga revolucioni. Ata që kanë frikë, japin alternativë largimin nga vendi. Po pse do të shpërbëhemi ne?”

 

Nga anëtarët e Kryesisë së PD Berisha kërkoi që të bëjnë një analizë për të dhënë zgjidhje për problemet e shqiptarëve ose në të kundërt, sipas tij, rrezikohet ekzistenca e partisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy