Berisha sulmon Ramën: Albanofob bastard! Kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë,

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha sulmon Ramën: Albanofob bastard! Kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë,

Sali Berisha nuk ka hezituar të përmendë Edi Ramën në Kuvendin Kombëtar të PD-së, të cilin e quajti një “albanofob bastard” dhe kryeministrin më të pashkollë në historinë e Shqipërisë.

 

“Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë. Ndaj dhe ne para së gjithash dhe mbi të gjitha duhet të bëjmë gjithçka për t’u kthyer të rinjve shpresën. Detyrë e vështirë por e mundshme…U rithemeluam se donim të vendosur të mbrojmë interesin kombëtar të shqiptarëve të nëpërkëmbur nga nja albanofob bastard i nomenklaturës së vjetër komuniste që shkelmon mbi dinjitetin e qenien e interesat e shqiptarëve, Edi Rama. Si përmbysëm 30 vite më parë diktaturën staliniste më të egër të Evropës do përmbysim së shpejti tiraninë e narkoshtetit, të vetmen në Evropë, tiraninë e baronëve të drogës të kryesuar nga Edi Rama. Rruga e rithemelimit të PD që nis me foltoret e njerëzve të lirë, ishte rrugë që na u imponua. Kjo rrugë, jetike e shpëtimtare për ne e demokracinë e vendit, u imponua sepse ne në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë nga zhgënjimi në zhgënjim nga dështimi në dështim.”

 

Advertisement

Më tej, ai u zotua se me ardhjen në pushtet, PD do të zhdukë pasojat katastrofale të reformës në drejtësi.

 

“Miqtë e mi nuk ka liri dhe të drejta të garantuara pa shtet ligjor, pa sistem drejtësie. Sot shteti ligjor në Shqipëri është inekzistent. Për vite e vite institucionet e drejtësisë nuk ekzistonin më. Sot qytetarët shqiptarë sipas raporteve më serioze ndërkombëtare nuk kanë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë sepse drejtësia është e tëra në kontroll të ekzekutivit sepse ajo që na serviret sukses në reformë, për vakumin që krijoi u grumbulluan mbi 120 mijë dose. Zotohemi, nesër në pushtet me institucionet më të mira europiane dhe amerikane do bëjmë gjithçka të zhdukim sa më parë pasojat katastrofale të kësaj reforme të korruptuar, të rikthejmë ligjin, të rikthejmë të drejtën e shqiptarëve për proces të ndershëm gjyqësor, të rivendosim shtetin ligjor, sigurinë ligjore si kushte të të gjitha kushteve për të pasur një shoqëri të lirë, një individ të lirë, për të pasur treg të lirë, për të pasur investime, për të ecur në procesin e integrimit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy