Berisha sulmon Yuri Kim: Do bëj gjithçka që shqiptarët të mos hanë bar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha sulmon Yuri Kim: Do bëj gjithçka që shqiptarët të mos hanë bar

Pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi që të mos futej në Parlamentin e ri, ish-kryeministri Sali Berisha nuk kurseu akuzat ndaj saj.

 

Berisha deklaroi para gazetarëve se do të bëjë gjithçka që shqiptarët të mos hanë bar, duke përdorur kështu shprehjen e Yuri Kim.

 

Advertisement

“Yuri Kim nuk ka asnjë fakt, provë apo dokument për t’iu paraqitur shqiptarëve, përveç kërcënimeve. Mbi këtë planet nuk ekziston njeri apo institucion që mund të disponojë një provë që të mund të faktojë korrupsionin për Sali Berishën. Ambasadorja Kim është unike në botë si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore, kërkon të diktojë në vend se kush duhet apo kush nuk duhet të futet në Parlament. Shqiptarët kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari. Kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur nga mishi i ngordhur. Kjo ka ndodhur dikur edhe në Korenë e Veriut. Diktatura dhe bari janë të lidhura dhe gjithçka po bëj unë është që shqiptarët të mos hanë bar. Nuk ka forcë në botë të më imponojë mua një qëndrim tjetër përveç këtij që kam shpallur. Lulzim Basha ka kërkuar gjatë gjitha takimit fakte, prova, dokumente.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy