Berisha takim me intelektualët në Elbasan: Në 9 muaj ringritëm PD, duhet të hapemi drejt vlerave, është jetike!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takim me intelektualët në Elbasan: Në 9 muaj ringritëm PD, duhet të hapemi drejt vlerave, është jetike!

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me intelektualët e qytetit të Elbasanit.

 

Gjatë takimit Berisha tha se PD brenda 9 muajve kaloi në një process rithemelimi, duke e ringritur në këmbë partinë.

 

Advertisement

“Në një hark kohor 9 mujor, ndoshta dhe të zgjatur më shumë se duhej, PD kaloi një proces rithemelimi. Vendosi disa rregulla, ndryshime thelbësore statutore, sot të gjithë drejtuesit tuaj janë tuajit, i keni zgjedhur vetë dhe nuk do caktohen më nga ne. Kjo ka një vlerë të madhe, sepse zhdërvjelltëson format e përfaqësimit”, tha Berisha.

 

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Berisha tha se, “të zgjedhurit do t’u shërbejnë ju, dhe ky është hapi i parë i rëndësishëm, por ama, po ta marrim në realitet ne në këtë periudhë kemi ringrit në këmbë PD, se kishte kaluar nga disfata në disfatë, dhe në fund në mënyrën më të padenjë po shndërrohej në një shtojcë të PS”.

 

Advertisement

Sipas tij, këto arritje kërkojnë me etje të madhe, hapjen e PD drejt vlerave, njerëzit që kanë ideale, të ndershëm, që e kuptojnë se dashuria për këtë vend është kusht elementar. Berisha tha mes të tjerash se sot më shumë se kurrë, interesi kombëtar është vënë në rrezik, si asnjëherë më parë.

 

“Sot më shumë se kurrë ky interes është në kërcenim, kjo është një e vërtetë absolute. Në memorien time nuk di një moment në të cilin interesi kombëtar, i qytetarëve, biznesmenëve, e me radhë, të jetë përkeqësuar, rrokullisur sinkronisht në këtë mënyrë”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy