Berisha takim me mësuesit: Arsimi kategoria më e prekur nga regjimi, pagat më të ulta në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takim me mësuesit: Arsimi kategoria më e prekur nga regjimi, pagat më të ulta në rajon

Ish-kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit. Në fjalën e tij, Berisha nuk kurseu akuzat për qeverinë të cilën e fajëson se ka shkatërruar sistemin arsimor. Sipas tij kategoria më e prekur nga keqqeverisja në këto 9 vitë është ajo e mësuesve.

 

“Zhvillimi i një sistemi arsimor që të përmbushë detyrat dhe misionin ndaj shoqërisë dhe kombit, është një proces jo i thjeshtë. Është një proces që kërkon përpjekje të mëdha. E vërteta është se sot, në këto 9 vite kleptokraci, në këto 9 vite të varfërimit të frikshëm të qytetarëve shqiptarë. Në këto 9 vite të shkretimit si kurrë në histori, arsimi, mësuesit kanë qenë nga viktimat më madhore të këtij regjimi. Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar. Këto janë sirena të frikshme alarmi për një komb. Një profesion që qëndron në një piedestal si asnjë tjetër”, tha ai.

 

Advertisement

Berisha deklaroi se janë mbyllur 760 shkolla dhe numri i mësuesve është reduktuar. Sipas tij, gjatë kohës që ishte në qeveri mësuesit paguheshin më shumë se në rajon dhe me ardhjen në pushtet të Ramës ato po paguhen më pak së në Kosovë dhe vendet e tjera.

 

“Këtë nuk e pëlqejnë sepse kjo qeveri, e ka përçmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion. Kjo qeveri ka vendosur në piedestal vulgun, injorancën. Kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin. Kjo qeveri, ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve për krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit. Janë mbyll 760 shkolla. Është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesi shqiptar sot paguhet pothuajse dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, mësuesit në Mal të Zi dhe në çdo vend të rajonit. 9 vite më parë, ata kishin pagat më të larta në rajon”, shtoi Berisha.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë ai deklaroi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike një ndër prioritetet e qeverisë do të jetë rishikimi i pagave të mësuesve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy