Berisha: Takimi i 43 deputetëve të opozitës tronditën qeverinë! Bashkërendojmë aksionin me PL-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Takimi i 43 deputetëve të opozitës tronditën qeverinë! Bashkërendojmë aksionin me PL-në

Ulja në një tryezë e 43 deputetëve të opozitës, ka tronditur qeverinë. Kështu deklaroi ish kryeministri Sali Berisha, i cili në një komunikim me gazetarët qartësoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me Ilir Metën në aksionin opozitar kundër qeverisë, për interes të qytetarëve shqiptarë.

 

Por duhet të jemi realist, java nuk kishte vetëm lajme të zeza. Jo.

 

Advertisement

Kishte një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Kishte një takim të përbashkët të 43 deputetëve të opozitës. Të cilët u mblodhën në një takim shumë të rëndësishëm dhe morën vendime të cilat e kanë tronditur thellë establishmetin e drogës, krimit dhe korrupsionit.

 

Ju lutem qytetarë të dashur, për të kuptuar dallgët e tronditjes, lexoni pak titujt e medieve të qeverisë. Ato flasin shumë më tepër seç mund të flas unë sot për tronditjen e qeverisë.

 

Advertisement

Duke përshëndetur edhe njëherë të gjithë deputetët pjesëmarrës në atë takim, vendimet që mori, dua të ju informoj se ekziston vullneti i plotë që ato takime të vazhdojnë dhe të jenë gjithnjë e më të frytshme në mënyrë që të rivitalizohet roli i opozitës në parlament dhe të mbrohen në parlament me vendosmërinë më të madhe interesat e popullit opozitar.

 

Siç e patë dhe vetë patëm një takim sot në mëngjes të frytshëm me kryetarin e PL-së, zotin Ilir Meta dhe zotin Petrit Vasili me të cilët diskutuam të gjitha problemet e opozitarizmit të sotëm parlamentar dhe jo parlamentar dhe ramë në ujdi që të bashkërendojmë përpjekjet tona në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy