Berisha zbulon planin: Një Shqipëri e tërë do ngrihet në protesta të fuqishme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha zbulon planin: Një Shqipëri e tërë do ngrihet në protesta të fuqishme

Komisioni i Rithemelimit të PD-së do të hartojë një plan për vazhdimin e protestave në mbarë vendin, paralajmëroi Sali Berisha në konferencën për mediat.

 

“Shumë prej jush pyesin kur do të rikthehemi? Komisioni i Rithemelimit do t’u njoftojë. De fakto sot Lulzim Basha zëvendësoi Çuçin e familjes, u bë si të thuash ministri i Brendshëm i Edi Ramës, me qëndrimin ndaj demokratëve. Ne i qëndrojmë plotësisht dhe me vendosmëri karakterit paqësor të protestës sonë. Atyre që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve paqësorë, narkobanditëve me uniformë që përdorën dhunën, u them vetëm kaq: keni kryer një krim të shëmtuar, sepse kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet. Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do të përdorni, të përdorë të gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Ju garantoj se Shqipëria e tërë, me një program të caktuar do të jetë në protestë, protestë dhe vetëm protestë.”

 

Advertisement

Ndërhyrjen e policisë, Berisha e konsideroi të panevojshëm.

 

“Ndërhyrjen e ka kërkuar personalisht peng Basha. Nderim demonstruesve shqiptarë që e zhveshën para shqiptarëve se kush është. Selisa e Partisë Demokratike nuk është e PD-së por objekt i Ministrisë së Brendshme. PD është bunker i Bashës. Protestuesit paqësorë erdhën aty për clirimin e  godinës. Policia nuk mund të hynte në ndërtesën e një partie politike. Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese për asnjë njeri. Nuk ka njeri të gërvishtur dhe kjo dëshmon karakterin paqësor te kësaj proteste. Sot fituam jo pak. Kjo protestë hyn në histori si protesta që ndau opozitën e vërtetë nga pseudoopozita.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy