Bërnabiç refuzoi foton me flamurin e Kosovës/ Zeka: Ka probleme mendore. Kurti dhe Osmani po tregohen arrogantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bërnabiç refuzoi foton me flamurin e Kosovës/ Zeka: Ka probleme mendore. Kurti dhe Osmani po tregohen arrogantë

Gazetari dhe analzisti Milaim Zeka ka reaguar me tone të ashpra për sjelljen e politikanëve në Kosovë, por edhe në Shqipëri, për sjelljet e Serbisë.

 

Në një intervistë në emisinin 7pa5, Zeka tha se BE dhe SHBA po i shohin sjelljet fashiste të Beogradit zyrtar, duke akuzuar kryeministren serbe se ka probleme mendore e seksuale gjë që sipas tij shfaqet edhe në veprimet që tregojnë urrejtje patologjike ndaj Kosovës.

 

Advertisement

“Presidenti serb Vuçiç dhe kryeministresha Bërnabiç e cila erdhi  Tiranë dhe unë thash që ajo shihet që ka probleme të rënda mendore dhe seksuale. Sjelljet e saj dhe refuzimi i fotografisë para flamurit të Kosovës dhe një urrejtje patologjike ndaj shtetit dhe shqiptarëve tregojnë që të gjitha këto janë në favorin tonë. BE dhe SHBA po e shohin atë sjellje fashiste të Serbisë të që nuk po arrijnë të dalin nga politika fashiste e Millosheviç”, tha Zeka.

 

Gazetari më tej akuzoi për arrogancë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, teksa 21 tetorin kur vijnë emisarë nga BE e SHBA e sheh si zgjidhjen e vetme të një dialogu të mundshëm mes dy shteteve.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy