BERZH 133 mln euro për energjinë, Komisioni i Bujqësisë miraton kredinë. PD: Huaja, barrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BERZH 133 mln euro për energjinë, Komisioni i Bujqësisë miraton kredinë. PD: Huaja, barrë

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural miratoi në parim një kredi prej 113 milionë eurosh nga BERZH për zhvillimin e gjelbër.

Kjo kredi synon të mbështesë sektorin e energjisë dhe të rrisë kapacitetet e energjisë së rinovueshme.

Deputetët demokratë kundërshtuan këtë hua, duke thënë se kredi të tilla nuk duhet parë si arritje, por si barrë që rëndon mbi qytetarët shqiptarë.

Nga ana tjetër, deputetët socialistë e cilësuan kredine si shenjë të interesit të BERZH-it për të mbështetur zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Ky sektor po rritet çdo vit, me synimin që Shqipëria të bëhet lider në rajon për eksportin e energjisë elektrike./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy