BERZH dhe BE dhurojnë qindra pemë për Tiranën/ Veliaj: Jemi ende larg objektivit 2 milionë fidanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BERZH dhe BE dhurojnë qindra pemë për Tiranën/ Veliaj: Jemi ende larg objektivit 2 milionë fidanë

Tre partnerë ndërkombëtare sic janë banka europiane per rindertim dhe zhvillim,  BERZH, Bashkimi Europian si dhe qeveria e Austrise jane bere pjese programit per nje ekonomi te gjelbert ne Ballkan. Ata kane dhuruar 180 peme te llojit frasher për kryeqytetin.

 

“Jemi ende larg 2 milion pemëve që kemi paracaktuar për të mbjellë deri në 2030, por ama kemi një lajm të mirë nga BERZH-i: Është miratuar parimisht një kredi për Bashkinë e Tiranës që këto mbjellje t’i bëjmë masive. Patjetër që çdo pemë është e rëndësishme, edhe kur një fëmijë mbjell pemë për ditëlindje, edhe kur dikush mbjell pemë për të kujtuar një gjysh apo një gjyshe, por mbjelljet masive, si këto që mbollëm sot 180 copë, na e bënë më të lehtë punën”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

 

Advertisement

Gjatë këtij aktivitetit Veliaj e vuri theksin edhe tek pastrimi i qytetit.

 

“Ne nuk duam të jemi 99% të pastër, ne duam të jemi 100% të pastër. Ne nuk duam të jemi gjysmë të gjelbër, duam të jemi 100% të gjelbër. E gjitha kjo nis me punën që bëjmë përditë. Kjo zonë dikur ka qenë komplet e djerrë. Fakti që sot po konturohet Pylli Orbital, nuk do të habitesha nëse nesër ky vend të kthehet në një hapësirë për shëtitje, vrap dhe ecje me biçikletë”, nënvizoi kryebashkiaku.

 

Advertisement

Per partnerët e huaj, investimi drejt një Tirane me të gjelbër i shërben edhe uljes së konsumit të energjisë dhe rritjes së cilësisë së jetesës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy