Beteja kibernetike/ Eksperti: Sulmi më i madh që ka pësuar Shqipëria, i mirëorganizuar dhe dashakeqës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Beteja kibernetike/ Eksperti: Sulmi më i madh që ka pësuar Shqipëria, i mirëorganizuar dhe dashakeqës

Sulmi kibernetik me të cilin Shqipëria është përballur në ditët e fundit, është më i madhi që ka hasur ndonjëherë sipas ekspertit, Besmir Semanaj.

 

Në bisedë të drejtë për drejtë me moderatorin Roland Zili në edicionin qëndror të lajmeve në në Vizion Plus, Semanaj tha se ky është një sulm i mirëorganizuar dhe dashakeqës ndaj vendit tonë.

 

Advertisement

“Mund të themi që është sulmi më i rëndë që ka pësuar Shqipëria, duket si një sulm i mirëorganizuar e mirësponsorizuar , i bie nga organizata ose shtete që kanë një dashakeqësi ndaj vendit tonë. Mund ta konsiderojmë si një akt terrorist ndaj Shqipërisë nga një grup i strukturuar.”

 

Semanaj tha se shërbimet do të jenë të bllokuara për një kohë të pacaktuar që mund të shkojë deri në fund të javës.

 

Advertisement

Gjithçka varet nga lloji i sulmit për të cilin qeveria në deklaratat e saj, sipas ekspertit, ka qenë kontradiktore.

 

 

“Bllokimi mund të shkojë deri në fundjavë. Ndërsa ndërhyrja apo prekja e të dhënave në shërbimet shtetërore do të duket pasi të ndalet sulmi. Do të duhet të nisë një investigim i thelluar në servera.”

Advertisement

 

Eksperti Semanaj iu ka bërë apel edhe politikës të mos e kthejnë çështjen në përplasje mes tyre por tu jepet kurajo punonjësve që po punojnë për të rikthyer në normalitet situatën.

 

“Përplasjet politike të lihen mënjanë dhe t’i jepet kurajo personave që po punojnë për rikuperimin e shërbimeve. Vendimi për mbylljen e shërbimeve që në momentet e para është shumë i drejtë i bazuar në të gjitha procedurat që ndërkombëtaret rekomandojnë. Dhe shërbimet nuk duhet të hapen deri në momentin që ekspertët e fushës janë të sigurtë që janë të pastër sistemet.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy