Benet Beci ka thelluar rezultatin në Shkodër.
Ai kandidon nën siglën e PS, ndërsa rezultati i deritanishëm të krijon përshtypjen se bastioni i djathtë i Shkodrës do të thyhet.
Advertisement
Sipas raportimeve të KQZ, Beci ka arritur të sigurojë 5546 vota ose 60.89%, kundrejt 3562 ose 39.11% të votave që ka marrë rivali i tij Bardh Spahia.
Deri tani në kryeqendrën e veriut janë numëruar 39 qendra votimi nga 247 që janë në total, ndërsa pritet të shihet se si do të vijohet deri në përfundim të procesit të numërimit.
Advertisement