Jorgo Goro ka kaluar bindshëm në avantazh në Bashkinë e Himarës.
Pas hapjes së kutive të para, ai ka arritur të marrë 695 vota, përballë kandidatit Fredi Beleri nga koalicioni Bashkë Fitojmë 232 vota.
Advertisement
Beleri vijon të qëndrojë në burg, pasi u arrestua që prej ditës së premte, pasi akuzohej se kishte tentuar të blinte vota në këmbim të lekëve.
Arrestimi i tij solli shumë reagime nga Athina zyrtare, ndërsa prokuroria e Vlorës ia ka kaluar çështjen SPAK për veprime të mëtejshme.
Advertisement