Betohen 18 qytetarë të rinj/ Veliaj: Në Tiranë 144 kombësi të ndryshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Betohen 18 qytetarë të rinj/ Veliaj: Në Tiranë 144 kombësi të ndryshme

18 qytetarë me origjinë kryesisht nga Turqia, Serbia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Libia kanë marrë ditën nënshtetësinë shqiptare. Kreu i Bashkisë deklaroi se tashmë në Tiranë jetojnë 144 kombësi të ndryshme nga e gjithë bota.

 

“Tirana është një vend i 144 kombësive të ndryshme, megjithatë është një gëzim i madh ku një pjesë e këtyre kombësive zgjedhin të jenë përjetësisht tanët, pjesë e këtij komuniteti, shtetas të Shqipërisë, të së njëjtës Shqipëri ku ne ndajmë kombësinë me Skënderbeun dhe me Nënë Terezën.”

 

Advertisement

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky është një vit special për Tiranën.

 

“Pavarësisht moshës, ditëlindja juaj me shtetësinë shqiptare është sot. Por, përtej humorit, dua që, pasi kemi kaluar këto situata shumë të vështira, të kemi një kohë për të qenë më shumë bashkë, ku secili prej jush bëhet pjesë e komunitetit të shqiptarëve të rinj e të vjetër.”

 

Advertisement

Pas leximit të formulës së betimit nga Veliaj 18 qytetaret u betuan për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy