
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në Durrës.
Një betoniere ka përplasur një 58-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e plagëve të marra 58-vjeçari ka ndërruar jetë.
58-vjeçari nuk është identifikuar ende. Drejtuesi i betonieres është shoqëruar në komisariat. Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 18, Durrës.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.