Betonizohet edhe Akropoli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Betonizohet edhe Akropoli

Në Greqi, një ndërhyrje e re në zonën e Akropolit është pritur me shqetësim nga një pjesë e admiruesve të kulturës helene. Fjala është për një rrugicë të shtruar me beton, e cila supozohet t’ua bëjë më të lehtë kalimin personave me aftësi të kufizuara. Por nuk mjafton vetëm rrugica që zbret përgjatë kodrës.

Përgjatë mbylljes për shkak të Covid-19 u instalua një ashensor i ri që mund të mbajë dy karroca me rrota në të njëjtën kohë u instalua në krahun verior të shkëmbit, duke zëvendësuar një ashensor të vjetër që kishte pushuar së funksionuari vite më parë . Edhe kjo është kritikuar si një ndërhyrje moderniste.

Ndryshimet – më të rëndësishmet në vend për më shumë se një shekull – zëvendësojnë një shteg të vjetër që ndiqte rrugën antike Panathenaic dhe ishte shumë më i ngushtë në madhësi. Kundërshtimi ka qenë i ashpër. Më shumë se 3 500 firmëtarë kanë kërkuar përmes një peticioni që rrugët të hiqen dhe ndryshimet e tjera të parashikuara të anulohen. Pas përfundimit të korridoreve në zonën veriore dhe lindore të vendit, ka plane të tjera për t’i shtrirë shtigje të ngjashme në perëndim dhe në jug.

Manolis Korres është një nga kundërshtarët më të fortë të këtyre ndërhyrjeve. 73 vjeç sot, ai ishte vetëm 3 vjeç kur e vizitoi për herë të parë tempullin. Ai është njeriu që ka mbikëqyrur restaurimet e Partenonit përgjatë dekadave. Dhe sot mendon se nuk ka nevojë për asnjë të tillë.

Advertisement

Për të, një monument i tillë që u ka mbijetuar shpërthimeve, zjarrit, grabitjeve dhe tërmeteve kuptohet më mirë i paprekur.

“Shumë breza studiuesish janë përpjekur të vendosin rregullin në këtë kaos, përfshirë edhe unë. Çështja është të mbrojmë se çfarë është këtu. Në një spital duhet të kujdesesh për pacientët, për mua pacientët janë gurët”, citohet ai nga “The Guardian”.

Profesor Korres, një autoritet i njohur botërisht dhe kreu aktual i komitetit të ruajtjes së monumenteve të Akropolit, konsiderohet thesar kombëtar në Greqi. Ata që e njohin thonë se asnjë njeri nuk di më shumë për thesarin periklik, ose shkëmbin e shenjtë mbi të cilin ngrihet.

Ai porpozon një zgjidhje tjetër. Plani i tij parashikon rregullimin e portës madhështore të kështjellës antike, ose Propylaia, duke rivendosur një shkallë romake që do të zgjeronte hyrjen, do të korrigjonte ndërhyrjet e mëparshme të gabuara dhe do ta kthente atë në formën e saj origjinale.

Advertisement

Ndërhyrjet janë nxitur nga turizmi, veçanërisht ai i kryqëzorëve. Para pandemisë rreth 3.5 milionë turistë e vizituan Akropolin, sajti më i frekuentuar në Greqi.

Në lidhje me ndërhyrjet i është kërkuar mbështetje edhe World Heritage Watch, organi me qendër në Berlin, që merr përsipër mbrojtjen e sajteve në mënyrë që ato të mos sakrifikohen për interesa ekonomike.

Ekspertët thonë se ky është një skandal i përmasave botërore, edhe për faktin se ndërhyrjet janë kryer pa restaurime paraprake.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy