“Biden e ka bërë të qartë”/ Yuri Kim e prerë: Trafikantët e qenieve njerëzore nuk futen në SHBA!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Biden e ka bërë të qartë”/ Yuri Kim e prerë: Trafikantët e qenieve njerëzore nuk futen në SHBA!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim deklaroi prerë se një trafikant i qenieve njerëzore nuk mund të ketë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në konferencën e organizuar nga OSBE me temë “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”, Kim tha se trafikantët duhet të shkojnë pas hekurave.

 

Advertisement

Diplomatja e SHBA-së nënvizoi se në urdhrin e lëshuar nga presidenti Joe Biden është shumë e qartë se të korruptuarit dhe trafikantët nuk mund të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Biden e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Balkkanin Perëndimor e ngre në përparësi. Ne synojmë që përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave. Nëse trafikoni qenie njerëzore, do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë, ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore, do të marrë veprime për pronën tuaj, nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv. Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE. Ky është momenti për Shqipërinë që të tregojë udhëheqje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy