Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, si dhe zhvillime vranësirash të herëpashershme. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, 1 deri 10 m/sek, dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë detit Jon.

 

Valëzimi në dete i forcës 2 deri në 3 ballë. Temperaturat parashikohen me rënie në të dyja vlerat, nga 10 grad në orët e mëngjesit deri në 29 grad celcius në orët e mesditës.

 

Advertisement

Gadishulli i Ballkanit do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime.

 

Sa i përket kontinentit europian, pjesa lindore dhe gadishulli Iberik pritet të jenë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy