Bilanc lufte tek “Mbikalimi i Patokut”: 6 të plagosur nga përplasja e mjeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bilanc lufte tek “Mbikalimi i Patokut”: 6 të plagosur nga përplasja e mjeteve

Aksident te mbikalimi i Patokut në superstradën Milot – Fushë Kruje.

Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë kemi 6 të plagosur.

 

Kurbin/Informacion paraprak

Advertisement

Më datë 25.08.2021, rreth orës 09:30 , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut ” janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T., me mjetin me drejtues shtetasin R.M., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy