Bilanci i frikshëm i aksidenteve/ Ish shefi i qarkullimit rrugor: Kemi dështuar në parandalim, qytetarët duhet të sensibilizohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bilanci i frikshëm i aksidenteve/ Ish shefi i qarkullimit rrugor: Kemi dështuar në parandalim, qytetarët duhet të sensibilizohen

Ish drejtues i qarkullimit rrugor, Krenar Ahmeti numrin e lartë të aksidenteve në vend e ka konsideruar si pasojë e mungesës së ndërgjegjësimit të qytetarëve krahas dështimit të autoriteteve për të parandaluar këto ngjarje.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Ahmeti deklaroi se aksidentet kanë dy çështje që është parandalimi dhe minimizimi. Sipas tij, në të parën po dështohet, ndërsa e dyta lidhet me ndërgjegjësimin qytetar në mospërdorimin e alkoolit dhe ndjekjen e rregullave gjatë qarkullimit.

 

Advertisement

“Statisistikat kanë anën e errët dhe ka anën që mund të fshehë atë që nuk bëhet mirë. Në thelb ccështja e aksidenteve ka 2 nënccështje, 1 parandalim, 2 minimizim në momentin që ndodh aksidenti. Në parandalim ne jemi duke dështuar. Ka dështuar infrastruktuar, ka dështuar mënyra e sjelljes së qytetarëve tanë në lidhje me trafikun, rrugën. Në minimizim është mënyra e sjelljeve dhe përdorimit të mjeteve që kanë në dispozicion. Sot teknologjia ka arritur në atë formë që për një fraksion sekonde të krijojë që një mjeti të arrijë në një shpejtësi shumë të lartë”, tha ai.

 

Sipas Ahmetit, sensibilizimi qytetar është i domosdoshëm në vendin tonë. Ai theksoi se ky element duhet të përfshihet që në librat shkollorë e deri tek institucionet.

 

Advertisement

“Sensibilizimi fillon që në edukimin e qytetarëve në shkollë dhe në institucione. Duhet ndërgjegjësim i qytetarëve që përdorin rrugën”, theksoi ai. “Për mendimin tim si polic, policia duhet të bëjë një analizë kush janë elementët që shkaktojnë aksidente që mund të parandalojë dhe të minimizojë”, shtoi ai.

 

 

Në të njëjtën kohë, ish-shefi i qarkullimit bëri dhe një krahasim me shtetin gjerman, duke thënë se në Gjermani qytetarët raportojnë tek autoritetet shkeljet. Ai iu bëri thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të sensibilizohen dhe në momentin që konstatojnë thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor të lajmërojnë policinë.

Advertisement

 

Ai shtoi se zakonisht aksidentet më të rënda ndodhin nga shoferët që drejtojnë automjetet më të mira. Sipas Ahmetit, shkak për këtë është mungesa jo vetëm e ndërgjegjësimit, por edhe informimit. Ai theksoi se drejtuesit nuk e njohin kapacitetin e mjetit që përdorin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy