Bilanci javor i Policisë: 124 të arrestuar, 18 të shpallur në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bilanci javor i Policisë: 124 të arrestuar, 18 të shpallur në kërkim

Policia e Shtetit, ka shperndare nje informacion ne lidhje me bilancin e saj te punes brenda javes qe po leme pas.

Ne operacionet për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kontrolle masive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe paligjshmërisë, në të gjithë vendin janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 496 persona, nga këta: 124 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 18 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 34 persona në kërkim, nga këta: 25 në kërkim kombëtar dhe 9 në kërkim ndërkombëtar.

Advertisement

•Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Bulevardi”, “Gaminator 3”, “Madrid”, “Walkers”, “Couple 1”, “Lugo”, “Sevilla”, “Again”, “Alias”, “Road Guard 17”, “Gjurmë”, “Informaliteti 3”, “Grecalli”, “Wide”, “Coin”, “Vilanova” dhe “Continuance”.

Janë zhvilluar 7 operacione policore për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese spanjolle, për vepra të ndryshme penale. Në zbatim të marrëveshjes për ekstradimet, këta shtetas do të ekstradohen drejt Spanjës.

Si rezultat i kontrollit masiv të territorit, me dronë dhe me shërbime policore nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, janë finalizuar operacionet policore të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”, të zhvilluara nga Policia e Kurbinit, si dhe operacioni “Wide”, i zhvilluar nga Policia e Fierit. Gjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar 320 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e një banese dhe dhjetëra fidanë narkotikë, të kultivuar në kubikë.

Gjatë operacioneve policore në fushën e narkotikëve janë sekuestruar rreth 20 kg lëndë narkotike, dhjetëra doza me kokainë dhe heroinë, qindra bimë dhe fidanë narkotikë.

Advertisement

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 15 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 7 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 thika, municion luftarak etj.

•Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale; janë goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 22 raste të krimeve mjedisore; 3 raste të organizimit të lojërave të fatit; 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar 8 makineta për lojëra fati, 10 aparate celulare dhe shuma parash.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 39 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 40 raste. Gjithashtu janë sekuestruar artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

Advertisement

Nderkohe Policia Rrugore gjate kesaj jave ka pezulluar 348 leje drejtimi, nga të cilat: 216 për tejkalim shpejtësie, 80 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 52 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 97 drejtues mjetesh, nga këta: 54 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 43 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Advertisement

•Janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

•Janë vendosur 15.635 masa administrative, si dhe janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare/Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

• Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Advertisement

Po ashtu jane proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 4 shtetas për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 3 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 persona për “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe 2 të tjerë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

•Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy