Bimët narkotike/ Policia kontroll masiv në të gjithë territorin e Beratit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bimët narkotike/ Policia kontroll masiv në të gjithë territorin e Beratit

Qindra efektivë policie në Berat të ndihmuar edhe nga ata të Fierit kanë ushtruar kontrolle masive në të gjithë territorin me qëllim parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

 

Në terren janë shpërndarë 20 grupe të cilët kanë kryer kontrolle të imtësishme në ambiente të hapura por edhe në tunele e sera.

 

Advertisement

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditet e ardhshme.

 

Berat

Kontroll masiv në të gjithë territorin e DVP Berat, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Advertisement

103 efektivë policie, me mbështetje edhe të FNSH Fier, gjatë paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

20 grupet e kontrollit të ngritura në të gjithë Qarkun, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë qarkun Berat në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy