Bino: Merrni vaksinën e gripit, mund të bëhet bashkë me injeksionin e Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bino: Merrni vaksinën e gripit, mund të bëhet bashkë me injeksionin e Covid

Injektimi në të njëjtën kohë  i vaksinës anticovid dhe asaj të gripit nuk sjell probleme shëndetësore.

 

Silva Bino  në një intervistë për Vizion Plus sqaron dyshimet mbi këtë çështje, ndërsa shton edhe grupet e rriskuara që duhet të mbrohen.

 

Advertisement

SILVA BINO

 

Vaksina ndaj covidit dhe ajo ndaj gripit mund të kryhen njëkohësisht dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Ne kemi udhëzuar që të kryhen në të njëjtën ditë. Kanë ndryshuar shumë sezonalitetet e shumë sëmundjeve. Ne presim të vijnë këtë javë dhe  do të nisë shpërndarja e tyre. Vaksinat janë polivalente dhe mbulojnë 4 llojë shtamash të gripit A Dhe B . Si fillim do të nisë tek grupet e rriskuara, mosha mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kardiovaskulare, obezitet etj.

 

Advertisement

Sa i përket debateve nëse mosha mbi 12 vjeç duhet të marrë dozën anticovid, Bino shprehet pro vaksinimit, ndërsa thotë se vendimi ende nuk është marrë nga ekspertët e shëndetësisë.

 

Bino apelon që nënat shtatzëna gjithashtu të vaksinohen, për të shmangur sipas saj, rastet e rënda që shkojnë deri në fatalitet.

 

Advertisement

Bino pranon se ritmet e vaksinimit duhet të ndryshojnë sidomos tek moshat e reja, tek të cilët shihet shumë hezitim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy