Bizneset në garë për panelet/ Nis programi i financimit me 70% të shumës për familjet që aplikojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bizneset në garë për panelet/ Nis programi i financimit me 70% të shumës për familjet që aplikojnë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur programin për subvencionimin me 70% të shumës, për çdo familje që do të aplikojë për një panel diellor për ngrohjen e ujit.

 

Deri në datën 18 tetor, bizneset që shesin dhe instalojnë panele do të kenë mundësi të aplikojnë për të ofruar shërbimin për familjarët që do të përfitojnë nga mbështetja.

 

Advertisement

Më pas, një komision i posaçëm i ngritur nga agjencia për efiçencën e energjisë do të vlerësojë aplikimet. Brenda datës 30 tetor, do të shpallet publikisht lista e subjekteve tregtare që plotësojnë kriteret.

 

Pas kësaj faze, në datën 1 nëntor nis aplikimi nga familjarët. Ata që do të kualifikohen për t’u subvencionuar nga qeveria, do të duhet të përzgjedhin një nga bizneset e listuara nga agjencia për efiçencën e energjisë për të instaluar panelin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy