Bizneset në protestë: Hiqni orën policore, kontrollet po frikësojnë klientët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bizneset në protestë: Hiqni orën policore, kontrollet po frikësojnë klientët

Bizneset kërkojnë heqje të menjëhershme të orës policore për shkak se janë dëmtuar ekonomikisht nga pandemia.

Me anë të një kërkese zyrtare drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekpertëve ata kërkojnë edhe shtyrjen e orës 22.00 për muzikën në bare e restorante. Pronarët e bizneseve shprehen se kontrollet e policisë po trembin dhe po largojnë klientët.

 

Bizneset në zonat turistike si dhe në kryeqytet, të indinjuar thonë se kontrollet se rregullat zbatohen në mënyrë sekletive dhe kjo është e padrejtë.

Advertisement

 

Ndërsa ata që kanë restorante apo lokale në periferi nuk lejohen të organizojnë evente të ndryshme festive familjare për shkak të ndalimit të muzikës në orën 22.00

 

Kjo është e disata kërkesë që shoqata e biznesit i drejton autoriteteve për rishikimin e orës policore, por nuk ka ende asnjë reagim apo vendim nga Ministria e Shëndetësise dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve si autoritet vendimmarrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy