Bletërritësit kërkojnë më shumë vëmendje për këtë sektor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bletërritësit kërkojnë më shumë vëmendje për këtë sektor

Ndonëse nuk ka një vëmendje të madhe, sektori i bletarisë në vendin tonë ka ardhur në rritje nga viti në vit. Për drejtuesit e Konfederatës së Bletërritësve të Shqipërisë, ky sektor shihet vetëm në aspektin e përfitimit nga produktet e bletës dhe jo si një kontribues i madh në ruajtjen e biodiversitetit.

 

Në takimin e zhvilluar me degën lokale të Konfederatës së Bletërritësve të Shqipërisë në Mat, kryetari Vitor Maluka tha se mungon rëndësia e duhur ndaj këtij sektori edhe nga instancat shtetërore.

 

Advertisement

Maluta thotë se vitet e fundit ka patur shumë dëmtime në bletari, rreth 40% në rang kombëtar, kryesisht nga dëmtimi i mjedisit, habitati i mbarështimit të bletëve.

 

Bletërritësit punojnë ende me metodat tradicionale, pasi në Shqipëri mungon një degë e profilizuar në këtë sektor në Universitetin Bujqësor. Megjithatë, sipas Malutës, po punohet për trajnimin e bletarëve të vendit tonë, deri sa të ketë një degë të tillë.

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy