Blinken mbërrin në Rinas në orën 11:00, do pritet me ceremoni zyrtare nga ministri Igli Hasani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken mbërrin në Rinas në orën 11:00, do pritet me ceremoni zyrtare nga ministri Igli Hasani

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në rreth orës 11:00, ku do të pritet në një ceremony zyrtare nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.

Në agjendë është parashikuar një takim i shkurtër i Antony Blinken me Bajram Begaj në Presidencë.

Takimi më të rëndësishëm do ta ketë me kryeministrin Edi Rama pasditen e sotme. Përveç diskutimeve me dyer të mbyllura, Antony Blinken dhe Edi Rama do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp , ku me interes pritet mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

Po pjesë e agjendës zyrtare është një bashkëbisedim i sekretarit amerikan të shtetit me të rinj shqiptarë të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Takimi do të mbahet te Piramida.

Advertisement

Shtatë vite nga vizita e fundit e një sekretari amerikan të shtetit, Antony Blinken vjen në një moment të rëndësishëm për vendin.

Përveç rolit të saj në politikën e jashtme, duke qëndruar në krah të aleatëve në luftën e paligjshme Ruse në Ukrainë, një partner kyç i Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria është në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Për këtë fundit tha ish ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, SHBA do të ritheksojë mbështetjen edhe nga Tirana zyrtare.

Përveç tyre, mbetet për tu parë nëse numri dy i qeverisë amerikane, njeriu që firmosi “non grat-ën” e Sali Berishës do të ketë një mesazh edhe për politikën./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy