Bllokohen disa rrugë në zonën e Pukës, situatë shqetësuese nga rrëshqitja e dherave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bllokohen disa rrugë në zonën e Pukës, situatë shqetësuese nga rrëshqitja e dherave

Reshjet e shirave shkaktuan një sërë problemesh edhe në zonën e Pukës. Situata me problematike paraqitet në segmentin nacional Kryqëzim Hadroi -Gjegjan- Mirditë në të cilën edhe pse qeveria shqiptare investoi miliona euro per rikonstruksionin, ende nuk ka mirmbajtje nga Autoriteti rrugor shqiptar.

Disa nga akset rrugore nacionale u bllokuan, ndërkohë që rrëshqitja e dherave mbetet një tjetër problem që rrezikon në disa fshatra.

Lumi Fan i cili është tejmbushur po shkakton grryerjen e disa tokave bujqesore në njësinë administrative të Gjegjanit. Bashkia e Pukës ka nderhyrë përmes drejtorisë së shërbimeve komunitare për rikthimin e normalitetit teksa zona pritet që gjatë orëve në vijim të përfshihet  nga reshjet e borës.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy