Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në “Gjirin e Shën Janit”, si dhe e ka gjobitur me 10 mijë lekë të rinj.
Dyshohet se mjeti lundrues kryente peshkim të jashtëligjshëm, pasi gjatë kontrollit ka rezultuar se mjeti nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.
Advertisement
“Shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e varkës, shtetasin V. K., si dhe bllokuan mjetin lundrues, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti nga përgjigjja e ekspertimit që do të bëhet nga specialistët e Inspektoriatit te Peshkimit Vlorë”, thuhet në njoftim.
Policia gjeti gjithashtu një enë termus-mbajtëse në të cilën ndodhej sasi peshku i llojit “Sarmua”.
Advertisement