Bllokohet rruga e Arbrit, rrëshqitje dherash në disa segmente

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bllokohet rruga e Arbrit, rrëshqitje dherash në disa segmente

Reshjet e dendura të shiu kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve nacionale dhe rurale. Shiu i rrëmbyeshëm ka shembur gurë në aksin e rrugës së Arbrit nga Qafa e Buallit deri mes dy lagjeve të Bulqizës.

 

Masivet e gurëve kanë rënë në asfalt të cilat janë larguar nga drejtues automjetesh, por që janë hedhur në kanalin kullues anësor, duke bërë që ai të bllokohet dhe ujërat e shiut të futen në rrugë.

 

Advertisement

Rënie gurësh e dhera ka patur edhe në bypassin e Murrizit si dhe në aksin Burrel – Skuraj në segmentin e Shkopetit.

 

Edhe në Kukës ka pasur rënie gurësh në disa segmente.

 

Advertisement

Ndërkohë dëbora e parë për këtë viti filloi në Qafë Thore. Autoriteti Rrugor njofton se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, por edhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike.

 

Rruga në Qafë Thore është e hapur dhe qarkullimi në të kryhet pa probleme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy