Boçi: Vota e qytetarëve nuk do lexohet nga partia pushtet, po ushtrohet presion ndaj punonjësve të administratës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boçi: Vota e qytetarëve nuk do lexohet nga partia pushtet, po ushtrohet presion ndaj punonjësve të administratës

Luçiano Boçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, ka kryer votën e tij paraditen e sotme, rreth orës 10:20.

 

Gjatë votimit, Boçi iu drejtua qytetarëve me një thirrje për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, ndërsa i siguroi se votat e tyre nuk do të lexohen nga partia në pushtet.

 

Advertisement

Ai shprehu shqetësimin e tij për presionin e ushtruar nga partia në pushtet ndaj punonjësve të administratës.

 

“Problemi kryesor është PEI, i cili është raportuar në shumë qendra. Ajo çka është shqetësuese dhe më e rëndësishmja është presioni ndaj administratës për të identifikuar votën e tyre. Dua të siguroj votuesit se votat nuk lexohen ashtu siç është deklaruar nga partia në pushtet dhe KQZ. Procesi i votimit është i sigurt. Votat nuk lexohen”, tha Boçi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy