Kandidati i Berishës: Ka presione ndaj administratës, votat blihen 3-ditëshin e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kandidati i Berishës: Ka presione ndaj administratës, votat blihen 3-ditëshin e fundit

Ardian Muka, kandidati i Berishës për zgjedhjet e 6 marsit, i ftuar në “Quo Vadis” deklaroi se gjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale ka pasur presione ndaj administratës, por ende nuk ka hasur tendenca për blerje votash.

 

“Na vijnë informacione për pjesën e presioneve. Po ushtrohet presion për vendin e punës, dhënien e kartave. Nuk më rezulton pjesa e pagesave, nuk ka tendenca për blerje votash. Mekanizmi që është përdorur në Durrës zakonisht për blerjen e votës kryhet 2-3 ditët e fundit. Nuk besoj që do të jetë rasti këtë radhë. ‘Shtëpia e Lirisë’ ka marrë të gjitha masat që votat e qytetarëve do të administrohen në mënyrën më serioze, do të lexohen dhe do të dërgohen aty ku ata e kanë hedhur.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy