Bordet, abuzimi më i madh në treg/ Kuvendi debaton për krizen e çmimeve; Spaho përplaset me Bardhin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bordet, abuzimi më i madh në treg/ Kuvendi debaton për krizen e çmimeve; Spaho përplaset me Bardhin

Raporti vjetor i autoritetit të konkurencës ka rikthyer në parlament debatin për rritjen e çmimeve gjatë muajeve të fundit dhe rolin e shtetit në këtë situatë. Demokratët e socialistët janë përplasur për masat e marra nga qeveria e vecanërisht për rolin e bordeve të transparencës.

 

JORIDA TABAKU
DEPUTETE, PD

“Jemi në kushtet që cmimet rriten, masat nuk merren, autoriteti nuk vë gjoba. Ngrihen struktura atipike dhe komuniste duke mos përmisuar aspak situatën në treg dhe nuk merren masat nga institucionet e pavarura.”

Advertisement

 

ARBEN AHMETAJ
ZEVENDESKRYEMINISTER

“E kemi sjellë me fakte e shifra. Çfarë janë dy ndërhyrjet që ka bërë qeveria me grupet për transparencën e cimeve? Ç’mund të bëjë një qeveri më shumë për transparencën e çmimeve? Sa efektive është? Shumë, shikoni nivelin e inflacionit”.

 

Advertisement

Debati në parlament u shoqërua edhe me akuza të forta mes Ahmetajt e Tabakut.

 

Jorida Tabaku

“Ndoshta mund të jem e paditur se nuk jemi të gjithë mësues anglishte që mësojmë Ekonomiks, por të paktën zgjohem e qetë nga gjumi se tendera për koncesionet dhe inceneratorët nuk kam firmosur ndonjëherë”

Advertisement

 

Arben ahmetaj

“Ta kam thënë një herë dhe do vijë shumë shpejt, se cfarë shkon rrotull vjen rrotull. Do i filloj gjërat unë që nga Genova deri tek firmat e tua për shtëpinë tënde. E ke bërë zakon, e përmend emrin tim. Të kam paralajmëruar miqësisht që po e tepron. Nuk ke dëgjuar. Jam krenar për firmat që vë dhe mbaj përgjegjësi vetë, edhe politikisht, edhe personalisht”

 

Advertisement

Mazhoranca rrëzoi rezolutën e propozuar nga demokratët për maskarën e Sebrenicës.

 

SALI BERISHA
ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Pas urdhrit të Aleksandar Vuçic, Shqipëria, antishqiptar të tillë si Edi Rama nuk ka patur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun, jetët e 8 mijë burrave dhe djemve të pafajshëm, fëmijë të Bosnjes. “

Advertisement

 

Berisha ka përshendetur aplikimin e Kosovës për tu anëtaresuar në Këshillin e Europës. Kosova ka bërë edhe që Lulzim Basha të marrë fjalën për here të pare në séance që prej largimit nga drejtimi i Partisë Demokratike. Basha ka uruar forcat politike duke shprehur mbështetjen e tij për Prishtinen zyrtare.

 

Por siç ka ndodhur shpesh në parlament prej 9 shtatorit, seanca është shoqëruar me debate mes demokrateve. Përplasja mes Edmond Spahos dhe Gazment Bardhit erdhi pas akuzave të këtij të fundit për një deputet demokrat që sipas tij, ka një vilë me vlerë 760 mije euro.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy