Bordi ndryshon çmimin e karburanteve/ Rritet nafta, ja me sa do shiten gazi dhe benzina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bordi ndryshon çmimin e karburanteve/ Rritet nafta, ja me sa do shiten gazi dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimin e karburanteve.

 

Nafta ka pësuar një rritje prej 6 lekësh Në vendimin e marrë në 14 dhjetor të vitit të kaluar, çmimi i naftës ka qenë me 202 lekë, ndësa sot është vendosur të shitet me 208 lekë.

 

Advertisement

Gazi do shitet me 71 lekë për litër ndërsa benzina me 189 lekë.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

 

Advertisement

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në vendim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy