Bordi ul çmimin e naftës dhe benzinës/ Gazi mbetet i pandryshuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bordi ul çmimin e naftës dhe benzinës/ Gazi mbetet i pandryshuar

Bordi i Transparencës ka ulur me 4 lek çmimin e naftës.

 

Nga sot, nafta do shitet me 214 lekë.

 

Advertisement

Edhe çmimi i benzinës është ulur, duke shkuar në 195 lekë. Ndërsa çmimi i  gazit ka mbetur i pandryshuar, 71 lekë.

 

Çmimet e reja të marra nga Bordi do të hyjnë në fuqi në orën 18:00.

 

Advertisement

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 22 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. 

 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 21.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 840, – 68 nga data 17.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 945, -42 nga data 17.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 114. 87 (+ 1.48 nga data 17.11.2022).

 

Advertisement

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

 

Advertisement

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

 

Advertisement

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 120 lekë/litër.

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 22 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Advertisement

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy