Boshnjakët dhe kroatët në radhë për të tërhequr paratë nga banka ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boshnjakët dhe kroatët në radhë për të tërhequr paratë nga banka ruse

Të frikësuar nga sanksionet e ashpra të Perëndimit ndaj bankave ruse, klientët boshnjakë dhe kroatë të Sberbank të Rusisë janë vënë në radhë jashtë degëve të saj, duke u përpjekur të tërheqin kursimet e tyre.

Nga Hamdi Fırat Buyuk dhe Matea Grgurinovic

Pas vendosjes së sanksioneve të ashpra nga ana e Perëndimit ndaj bankave ruse, boshnjakët dhe kroatët që kishin llogari në Sberbank në pronësi ruse u rreshtuan me nxitim përpara degëve të Sberbank gjatë fundjavës dhe të hënën.

Në Bosnje, shumë donin të tërhiqnin paratë e tyre nga frika e humbjes së kursimeve të tyre. Zyrtarët e bankës po u japin data klientëve, nëse duan të tërheqin shuma të mëdha për shkak të kërkesës së lartë.

Advertisement

“Kam ardhur këtu në 8 të mëngjesit dhe jam ende duke pritur. Dua të tërheq të gjitha paratë e mia dhe të mbyll llogarinë time. Nuk dua të rrezikoj kursimet e mia për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj bankave ruse”, tha për BIRN një burrë 32-vjeçar nga Sarajeva.

Që kur rusët pushtuan Ukrainën, BE-ja dhe SHBA-ja kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe institucioneve të saj financiare, duke përfshirë Sberbank të mbështetur nga shteti.

Të dielën, BE-ja dhe SHBA-ja bllokuan aksesin e bankave ruse në sistemin ndërkombëtar të pagesave SËIFT në një lëvizje për të gjymtuar fuqinë financiare të Rusisë për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës.

Në Kroaci gjatë fundjavës kroatët gjithashtu filluan të tërheqin paratë e tyre nga Sberbank. Banka këmbëngul se është gati për të gjithë skenarët e mundshëm, por qytetarët kroatë, disa prej të cilëve humbën paratë e tyre në bankat sllovene gjatë luftës në ish-Jugosllavi në vitet 1990, janë skeptikë.

Advertisement

“Jam këtu sepse ka filluar një luftë. Kush e di se çfarë do të ndodhë me bankën? Njerëzit e thjesht humbin gjithmonë. Banka patjetër do ta gjejë rrugën e saj për të dalë nga kjo rrëmujë”, tha një burrë që pret në radhë para Sberbank në Sibenik për faqen lokale të lajmeve SibenikIn.

Të dielën, Banka Kombëtare Kroate, HNB, njoftoi një moratorium dy-ditor për Sberbank pas së cilës ata do të vendosnin për hapat e ardhshëm, njoftuan mediat kroate të hënën.

Derisa të vendosen hapat e ardhshëm, qytetarët kroatë mund të tërheqin deri në 7,280 kuna, ose rreth 1,000 euro në ditë. HNB gjithashtu shkroi se, çfarëdo që të ndodhë me bankën, depozitat e klientëve të Sberbank janë të garantuara deri në 100,000 euro.

Sberbank operon në tetë vende evropiane, përfshirë Kroacinë, dhe ka 740,000 klientë. Në Bosnje, Sberbank ka 31 degë dhe rreth 110,000 qytetarë boshnjakë kanë llogari në të.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy