Botohet “Studime Muzeologjike”, revista sjell këtë radhë praninë e hebrenjve në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Botohet “Studime Muzeologjike”, revista sjell këtë radhë praninë e hebrenjve në Shqipëri

Muzeu Historik Kombëtar e çeli sezonin e tij të aktiviteteve me promovimin e revistës shkencore “Studime Muzeologjike”.

 

Ajo synon të nxjerrë në pah vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe të nxisë veprimtarinë kërkimore-shkencore në fushën e muzeologjisë, historisë, antropologjisë dhe restaurimit të objekteve muzeore.

 

Advertisement

DORIAN KOÇI

DREJTOR I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR

“Synimi kryesor i revistës nuk është të shpjegojë vetëm elementet që ne i këmi në muze, por ti vendosim në një rrafsh krahasimor bashkë me kushtet e tjera muzeologjike, siç është në botë. Për të krijuar sfidat tona si muzeolog dhe të bëjmë të mundur që përmes objekteve të sjellim një histori më të sinkretizuar të aspekteve të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.”

 

Advertisement

Ky botim i 11 i dedikohet disa prej elementëve kyç të historisë së Shqipërisë siç është periudha e pranisë së hebrenjve në trojet shqiptare.

 

DORIAN KOÇI

DREJTOR I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR

Advertisement

“Për sa i përket hapësirës hebraike, ajo vjen si një kontribut për të treguar praninë e hebrenjve në Shqipëri. Ajo që është pasqyruar në tekst është nëpërmjet një leximi se ku është e gjenden gjurmët e tyre dhe çfarë mund të bëhet për muzealizim e kësaj pranie të hebrenjve edhe pse jo ndërtimi i një itinerari kulturor.”

 

Revista shkencore “studime muzeologjike” është kthyer në një traditë tashmë për Muzeun Historik që prej vitit 2014.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy