Braimllari thirrje SPAK: Të hetohet katastrofa financiare dhe energjetike në vend!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Braimllari thirrje SPAK: Të hetohet katastrofa financiare dhe energjetike në vend!

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka kërkuar nga SPAK të hetojë katastrofën financiare dhe energjetike në vend.

 

Sipas tij, çuarja e Fierzes si hidrocentrali kryesor ne vend qe menaxhon kaskaden e Drinit në piken e vdekjes ka ardhur nga shitja e energjisë elektrike për të përfituar miliona euro.

 

Advertisement

Ai thekson se KESH dhe OSHEE kanë shituar energji me një vlerë shumë të ulët në treg me çmim rreth 40 euro MËh.

 

“SPAK te hetoje katastrofen financiare dhe energjitike ne vend. Situata energjitike ne vend eshte shume e rende. Vendi po perballet me nje krize energjitike e cila vjen si pasoje e abuzimit dhe keqmenaxhimit te KESH dhe OSHEE. E kemi paralajmeruar muaj me pare ne emer te LSI qe situata hidrike ne vend do vi duke u perkeqesur pasi eshte keqmenaxhuar kaskada e Drinit ne funksion te abuzimit.

 

Advertisement

Çuarja e Fierzes si hidrocentrali kryesor ne vend qe menaxhon kaskaden e Drinit ne piken e vdekjes ka ardhur nga shitja e energjise elektrike per te perfituar miliona euro, kur ne fakt KESH dhe OSHEE duhet te ruanin ne menyre te detyruar rezerven hidrike dhe duhet ta kombinonin me inportin me qellim qe te kishte nje menaxhim korrekt te kaskades se Drinit.

 

KESH dhe OSHEE kane shituar energji me nje vlere shume te ulet ne treg me çmim rreth 40 euro MËh dhe po blejne sot me vlere 7-fishin me shume duke sjell nje katastrofe ekonomike per vendin e cila rendon drejtperdrejte tek qytetaret.
Masat duhet te ishin marre kohe me pare kur rezervat tona hidrike ishin ne kushte optimale per menaxhimin, por qeveria dhe kryeministri vendosen te abuzojne per te perfituar miliona euro ne kurriz te qytetareve.
SPAK duhet te hetoje kete katastrofe financiare dhe energjitike ne vend”, shkruan Braimllari.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy