
Pas dëshmisë së dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka një ditë më parë, ka qenë Gazment Bardhi ai që është paraqitur pranë organit të akuzës për të dëshmuar mbi protestën e dhunshme të 8 janarit.
Sekretari i përgjithshëm i PD, mbërriti në orën 11:00, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së prokurorit të çështjes Elio Mazreku.
Ai po jep shpjegimie për të gjitha aktet e dhunës të regjistruara gjatë tubimit si dhe hedhjen e gazit lotues dhe bombolave zjarrfikëse nga ana e personave që ishin brenda selisë.
Pas Gazment Bardhit është radha e Lulzim Bashës për të dëshmuar. Kryedemokrati do të jap qëndrimet e tij lidhur dhe me akuzat e bëra nga paraardhësi i tij Sali Berisha.
Ish-kryeministri tha një ditë më parë se në selinë blu ditën e protestës kishte njerëz të armatosur dhe se armët i nxorrën me makinën e Bashës për të mos i kapur policia.
Berisha pohoi gjithashtu para prokurorëve se në seli kishte njerëz të lidhur me krimin, mercenarë e fundamentalistë që sulmuan mbështetësit e tij.
Lidhur me këto akuza pritet që të jap qëndrimin e tij dhe kryedemokrati.
Pas episodeve të dhunës në selinë blu, policia arrestoi 34 persona, të cilët u liruan nga Gjykata.