Britani, debat për shqiptarët/ Autoritetet: Përfshihen në krime! Rama: Ndal diskriminimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Saga e dhimbshme e emigrimit të të rinjve shqiptarë duke rrezikuar jetën në kanalin e La Manshit nuk ka shqetësuar vetëm shoqërinë shqiptare por edhe qeverinë britanike.

 

Ditët e fundit parlamenti në londër është përfshirë nga debatet e forta për shkak të dështimit të politikave të cilat do të frenonin fluksin e refugjatëve që hyjnë në ishull.

Kryefjala ishin shqiptarët të cilët sipas ligjvënësve britanikë janë kontegjenti më i rrezikshëm dhe me fluksin më të lartë.

Advertisement

 

“12 mijë shqiptarë kan ë kaluar kanalin me barka të vogla. 10 mijë prej tyre janë meshkuj beqarë që bëhen pjesë e mafias shqiptare dhe punojnë në punë të zeza. Nuk ka arsye që ata të jenë këtu. Ata duhet të kthehen menjëherë pas” –  deklaroi një prej ligjvënësve britanik.

 

Ndërsa sot sekretarja e Brendshme, Suella Braverman tha se shqiptarët janë kryesisht fajtorë për rritjen e numrit të krimeve.

Advertisement

 

SUELLA BRAVERMAN

SEKRETARE E BRENDSHME E BRITANISE

 

Advertisement

Ky vit ka parë një rritje të numrit të të ardhurve shqiptarë. Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta. Të rinjtë beqarë që vijnë nga Shqipëria ose janë pjesë e bandave të organizuara kriminale ose vijnë këtu dhe marrin pjesë në veprimtari kriminale, veçanërisht lidhur me drogën. Ka shumë njerëz që vijnë këtu me qëllime kriminale dhe sillen në mënyrë kriminale. Duhet ta ndalojmë.

 

Menjëherë pas kësaj deklarate regoi kryeministri Rama, i cili dënoi qëndrimin e Braverman. Rama shkruan në rrjetet sociale se Britania nuk duhet të fajsojë shqiptarët për të gjitha probemet e saj.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në MB jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë njerëz të biznesit. Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave. Vënia në shënjestër e shqiptarëve si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare e bën retorikën e lehtë, por injoron faktet e vështira.

Advertisement

 

Të dhënat tregojnë se kohët e fundit, shqiptarët përbëjnë rreth 30 përqind të të gjithë emigrantëve që hyjnë në Britani në mënyrë klandestine.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy