Brohorima luftë-nxitëse anti-shqiptare në Mal të Zi: Gjukanoviç përmend vitet ’90, Abazoviç hesht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Brohorima luftë-nxitëse anti-shqiptare në Mal të Zi: Gjukanoviç përmend vitet ’90, Abazoviç hesht

Në ndeshjen finale të Kupës së Malit të Zi luajti Buducnosti kundër ekipit shqiptar Deçiq – por, e cila nxori në pah gjuhë të urrejtjes dhe incidente të tjera që janë dënuar ashpër nga politikanët dhe një numër i madh njerëzish me rëndësi.

Buducnosti e mundi ekipin shqiptar 3 me 1, por ishin tifozët e këtij klubi të quajtur “Barbarët” që bënë brohorima anti-shqiptare e raciste e që po dënohen si të papranueshme.

“Titulli duhet t’i merret Buducnostit, edhe pse e fituan me meritë në fushë, si mësim për të ardhmen se këto gjëra s’duhen përsëritur,” tha deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, përcjell Periskopi.

Gjuha tmerruese e luftënxitëse raciste e këtyre tifozëve u dënua edhe nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i cili tha se ato ishin “fotografi e viteve ‘90”.

Advertisement

“Fushat e sportit nuk kanë qenë kurrë për shpërthime të urrejtjes dhe mosdurimit etnik,”  – ka shkruar presidenti Gjukanoviq në Twitter.

Në anën tjetër, zv.kryeministri Dritan Abazoviq nuk ka folur ende për këtë rast tmerrues. /Periskopi/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy