BSH: Nuk do të cenohet kreditimi edhe pas rritjes së normës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BSH: Nuk do të cenohet kreditimi edhe pas rritjes së normës

Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë thotë se vendimi për të dyfishuar normën bazë të interesit, ishte i nevojshëm për realitetin e ri të çmimeve që po kalojmë, por ai nuk do të cenojë kreditimin e ekonomisë. I ftuar në “E-ZONË”, Themeli argumentoi pse banka mori tani këtë vendimmarrje.

 

“Kjo lëvizje e jona erdhi pikërisht tani, pasi tani po përballemi një goditje të fortë të inflacionit dhe me çmime të paprecedent. Mbi të gjitha, ne nuk duam që kjo goditje të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë me pasoja mbi ekonominë, duke prishur disa ekuilibra ekonomikë. Me këtë lëvizje, ne synojmë të krijojmë kushte monetare të favorshme, që inflacioni të mos dalë jashtë kontrollit dhe të impaktojë koston e jetesës, si dhe të ruajë fuqinë blerëse të familjeve.”

 

Advertisement

Sipas Bankës Qendrore, edhe me dyfishim të normës së interesit, nuk pritet të ketë frenim të kreditimit, edhe pse ai do të jetë më i shtrenjtë.

 

“Edhe pas këtij shtrenjtimi të kosots së kredisë, ne mendojmë se nuk do të cenohet kreditimi si për individët ashtu edhe për ekonominë, pasi norma e interesit vijon të jetë e ulët dhe stimuluese.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy