Bujqësori “lufton” për studentë/ Shtohen stimujt për të rinjtë, por regjistrimet mbeten ende një sfidë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bujqësori “lufton” për studentë/ Shtohen stimujt për të rinjtë, por regjistrimet mbeten ende një sfidë

Këtë vit akademik, ndryshe nga më parë, 35 programe studimi në fushën e bujqësisë, turizmit, shkencave sociale dhe shkencore janë shpallur si degë prioritare në nivel kombëtar. Megjithatë përpjekjet për të tërhequr maturantë në këto programe përmes bursës prej 32 mijë lekësh dhe zerimit të tarifës për nxënësit me mesatare 8.5 e lart duket se nuk kane patur sukses.

 

Vizion Plus konstatoi se në universitetin Bujqësor të Tiranës, regjistrimet janë të pakta dhe interesi për këto programe mungon.

 

Advertisement

“Kam zgjedhur degën Bioeknologji Agroushqimore, zgjodha UBT sepse m’u duk staf pedagogjik i kualifikuar, isha dhe afër. Kjo ishte arsyeja më e madhe që e zgjodha, kishte dhe treg të lirë, kërkohej shumë në treg si punë.”- shprehet një student.

 

Zëvendës rektori i UBT, Ilir Karaj tregon se në përgjithësi ka një rritje të lehtë të regjistrimeve dhe se krahasuar me një vit më parë, situata paraqitet thuajse e njëjtë.

 

Advertisement

ILIR KARAJ
ZËVENDËS REKTOR, UBT

“Ritmet e regjistrimit të studentëve janë pak a shumë të njëjta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një trend të lehtë rritës në programet e fakultetit të ekonomisë dhe agrobiznesit. Përsa i përket programeve prioritare, kemi një rritje në përgjithësi në numrin e kandidatëve që kanë aplikuar për t’u regjistruar në këto programe studimi. Kemi të regjistruar në 6 degë të fakultetit të bujqësisë dhe mjedisit rreth 40 studentë, një rritje me vitin e kaluar.”

 

Nga degët prioritare të fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit më e preferuara është agronomia. Dekani Ilir Kristo thekson se ka rënie të regjistrimeve dhe se deri tani janë regjistruar maturantë me mesatare relativisht të lartë. Shpresën për mbushjen e kuotave e sheh në raundin e dytë.

Advertisement

 

ILIR KRISTO
DEKAN I FAKULTETIT TË BUJQËSISË DHE MJEDISIT

“Përgjithësisht këtë vit duhet të themi që në fakultetin e bukqësisë dhe mjedisit ku futen degë prioritare, si agronomia, frutikultura, peshkimi kemi një rënie 20% të numrit të apl8ikantëve. Janë plotësuar mbi 15% të kuotave të kërkuara dhe fluksin më të madh të studentëve që regjistrohen e presim në raundin e dytë. Studentë me mesatare mbi 8.5 ishin në një numër më të madh se vitet e kaluara.”

 

Advertisement

Mbështetja financiare për studentët e shkëlqyer dhe ata që ndjekin një nga programet që konsiderohen prioritet kombëtar në universitetet publike, u miratua nga Këshilli i Ministrave në qershor të këtij viti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy