
Gjykata e Posaçme la në burg pa afat Bledar Zenelin, të akuzuar për “nxitje, thirrje dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “nxitje të urrejtjes ose grindjeve”.
Zeneli është përlotur në sallën e gjyqit, ndërsa ka mohuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij. Përmes avokatit ai tha se kishte publikuar citate të Kuranit, si edhe citime të imamëve të ndryshëm.
Advertisement
“Nuk kam nxitur terrorizëm”, ka shtuar ndër të tjera Zeneli para gjykatës.