Thirrje ekstremiste në rrjetet sociale/ Antiterrori arreston pas dy vitesh hetim Bledar Zenelin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thirrje ekstremiste në rrjetet sociale/ Antiterrori arreston pas dy vitesh hetim Bledar Zenelin

Policia gjyqësore anntikorrupsion ka arrestuar ditën e sotme, pas dy vitesh hetim, shtetasin Bledar Zeneli.

 

Zeneli është arrestuar për nxitje të urrejtjes dhe thirrje ekstrmiste me qëllime terroriste.

 

Advertisement

Zeneli përdorte rrjetet sociale për të shpërndarë mesazhe të ndryshme radikale.

 

Njoftimi: 

Sot më datë 02.08.2022 ne orën 08:00, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin B.Z, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve “ parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal.

Advertisement

Ndalimi i këtij shtetasi u be pas një hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Tëitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy