minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Propagandë dhe thirrje terroriste në rrjetet sociale me profile false/ Arrestohet 56-vjeçari nga Kukësi - Struga.info


Propagandë dhe thirrje terroriste në rrjetet sociale me profile false/ Arrestohet 56-vjeçari nga Kukësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Propagandë dhe thirrje terroriste në rrjetet sociale me profile false/ Arrestohet 56-vjeçari nga Kukësi

Policia ka vendosur në pranga një 56-vjeçar nga Kukësi për propagandë dhe thirrje terroriste.

 

Shtetasi i identifikuar si Ibrahim El Salih(Lekica), ishte person me prirje ekstremiste fetare dhe vepronte nëpërmjet rrjeteve sociale.

 

Advertisement

Lekica përdorte profilet false për të bërë thirrje publike e për të nxitur akte me qëllime terroriste.

 

Gjithashtu, 56-vjeçari i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.

 

Advertisement

Policia e Shtetit

 

Postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore, identifikohet dhe vihet në pranga nga Drejtoria e Antiterrorit, 56-vjeçari nga Kukësi.   

 

Advertisement

Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka caktuar për shtetasin I. S.(L.), 56 vjeç, banues në Kukës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.  

 

Nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un, duke përdorur metodat proaktive, u bë i mundur identifikimi i personit që përdorte këto profile false, shtetasi I. S.(L.), person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.    

 

Advertisement

Materialet i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy