Kur të vrasin rrjetet sociale! 13-vjeçari në Lushnjë dyshohet se u vetëvar për një video Tik-Tok

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kur të vrasin rrjetet sociale! 13-vjeçari në Lushnjë dyshohet se u vetëvar për një video Tik-Tok

Realizmi i një videoje për në rrjetet sociale dyshohet se i kushtoi jetën nje 13-vjeçari nga Lushnja.

 

Kjo është pista kryesore ku janë shtrirë hetimet e prokurorisë deri në këto momente. Hetuesit kanë ngritur dyshime të forta për shkak të profilit që i mituri paraqiste në platformën Tik Tok.

 

Advertisement

I vetë-etiketuar me emrin “Djali i keq”, 13-vjeçari, paraqiste kryesisht vetëm  përmbajtje dhune dhe vetmie.

 

Por pavarësisht kësaj, nuk përjashtohet as mundësia që ai ta ketë ndërmarrë aktin e vetëflijimit për arsye të tjera.

 

Advertisement

Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi sërish ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila kërkoi nga prindërit më shumë angazhim në kontrollin e fëmijëve gjatë qëndrimit në internet.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT

Advertisement

 

Eshte nje shqetesim qe une e kam ngritur prej kohesh edhe ne media dhe te gjitha takimet qe zhvilloj me mësues, prindër dhe ekspert. Fëmijët rrijnë për një kohë të gjate dhe aksesojne në burime te pakontrolluara informacioni. Mbi te gjitha influencon sjelljen e tyre. Për rastin e 13 vjecarit ende nuk janë sqaruar rrethanat, por dyshimi është perdorimi i programeve të caktuara. Eshte pergjegjesi e te gjithe shoqerise. Kjo eshte nje detyre qe ne bejme se bashku. Pa dyshim edhe familja. Edhe shoqeria. Prinderit i lene femijet te rrine me ore të tera dhe nuk i kontollojne. Une kam bere nje ftese publike ne fakt qe te hapim nje debat te gjere per pergjegjesite qe duhet te marrim per te mos demtuar shendetin e femijëve.

 

I mituri nga fshati Golem u gjet i varur në banesë nga prindërit. Ndonëse u dërgua me urgjencë drejt spitalit ai nuk mundi të mbijetojë.

Advertisement

 

Pak kohë më parë edhe në Shkodër një 10-vjeçar humbi jetën, teksa po përpiqej të bënte një video për ta hedhur në Tik Tok.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy